Site icon Tetova Expres

Imerlije Saliu: Ligji i “Branitellave” i inicuar nga BDI

Deputetja e koalicionit VLEN Imërlije Saliu ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ligjin e të ashtuquajtur për “branitellat”. Ajo ka shkruar se ai ligj është nisur nga LSDM nën direktiva të BDI-së por se koalicioni VLEN nuk ka lejuar jetësimin e tij. Për këtë ofron edhe dokument.

“Ligji i “Branitellave”, i inicuar nga LSDM-ja e nën direktiva të BDI-së, pa asnjë dyshim të vetëm u bllokua nga VLEN-i.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Politika Sociale, Demografi dhe të Rinj, anëtare e të cilit komision jam edhe unë, në rend dite ishte pika e vetme mbi Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor.

Unë e kuptoj se opozita ka mbetur pa rrëfim, por të manipulohet opinioni kaq ulët me çështje kaq të ndjeshme e vetëm për përfitime të pikëve politike, sinqerisht është e tepërt dhe nuk u falet.

Zaten, për këto arsye janë në opozitë dhe aty do te mbeten edhe për shumë gjatë derisa kanë një qasje të tillë!”, ka shkruar Imërlije Saliu.

Advertisement
Exit mobile version