Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Strumicë, Shtip dhe Gostivar. Sipas burimeve tona policore, policia së bashku me DAP dhe inspektorët financiarë po hyjnë për momentin në disa kompani. Në bisedë informative në polici janë thirrur dhjetëra menaxherë, avokatë, noterë, të cilët janë të lidhur me operacionet e kompanive të Strumicës dhe Shkupit, të dyshuar se veprojnë në sistemin e piramidës kriminale. Aksioni lidhet me vërtetimin e disa krimeve të fshehjes tatimi, larjes së parave, kthimit të paligjshëm të TVSH-së, që ka dëmtuar buxhetin e qytetarëve prej disa dhjetëra milionë eurove. Policia konfirmon se një aksion është në zhvillim e sipër, kumtesë për opinion paralajmërojnë për sonte.lajmpress