Policia e Gostivarit në bashkëpunim me komunën organizuan aktivitet të përbashkët me nxënësit e klasave të para. Fëmijët bashkë me kryetarin e komunës defiluan nga Shtëpia e Kulturës deri tek sheshi i qytetit të Gostivarit. Ngjarja kishte për qëllim njoftimin e nxënësve me sigurinë në trafik. Aktivitete të këtilla sipas komunës dhe policisë së Gostivarit do të ketë në vazhdimësi sidomos me nxënësit më të rritur. /