Site icon Tetova Expres

Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve

Vetëvrasja është një sfidë e madhe e shëndetit publik, me më shumë se 700 mijë vdekje çdo vit globalisht, sipas të dhënave të OBSH-së.

Çdo vetëvrasje ka pasoja të gjera sociale, emocionale dhe ekonomike dhe prek thellë individët dhe komunitetet në mbarë botën.

Tema trevjeçare për Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve për 2024-2026 është “Ndryshimi i Narrativës mbi Vetëvrasjen” me thirrjen për veprim “Filloni bisedën”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e reduktimit të stigmës dhe inkurajimin e bisedave të hapura për të parandaluar vetëvrasjet.

Ndryshimi i narrativës për vetëvrasjen ka të bëjë me transformimin e mënyrës sesi e perceptojmë këtë çështje komplekse dhe kalimin nga një kulturë e heshtjes në një kulturë mirëkuptimi dhe mbështetjes. Ajo po ashtu kërkon avokimin e politikave që i japin përparësi shëndetit mendor, ngritjen e qasjes në kujdes dhe ofrojnë mbështetje për ata në nevojë.

Çdo bisedë, sado e vogël, kontribuon në një shoqëri mbështetëse dhe mirëkuptuese. Duke nisur këto biseda jetike, mund të thyejmë barrierat, rrisim ndërgjegjësimin dhe krijimin e kulturave më të mira të mbështetjes.

Advertisement

Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve (WSPD) është themeluar në vitin 2003 nga Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Vetëvrasjeve në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe ajo synon të përqendrojë vëmendjen në këtë çështje, duke dhënë një mesazh të veçantë se vetëvrasjet janë të parandalueshme.

Exit mobile version