Përvoja e tij mbi 30 vjeçare në arsim, kryesisht në sferën e Pedagogjisë është përfshirë në një libër me autor Bajram Selmani. Krahas kësaj, autori ka promovuar edhe një libër profesional mbi ndikimin e segmenteve të kurikulës jo formale në realizimin e qëllimeve të kurikulës nacionale në shkollat fillore. Libri I parë është një elaborim I punës disavjeçare si pedagog shkolle.Deklarata Librat janë promovuar në fakultetin pedagogjik të Universitetit të Tetovës.Krahas stafit akademik, në këtë promovim kanë marrë pjesë edhe bashkëpuntorë të vet autorit, ndërsa më pas është zhvilluar edhe një debat profesional mbi librin e dytë që ka të bëjë me kurikulat jo formale. Tv Koha