Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, sot deklaroi se BDI-ja duhet të shpjegojë përse ka miratuar ligj që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe pse partneri i saj i koalicionit LSDM, e ka dërguar ligjin në Komisionin e Venecias. Mexhiti, tha se Gjykata Kushtetuese duhet ta vlerësojë momentin politik që të mos krijojë destabilizim.Deklarata Me këtë deklaratë të dhënë sot para mediave, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka siguruar publikun shqiptar – Ligji për përdorimin e gjuhëve, ku gjuha shqipe kufizohet si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, nuk mund të abrogohet nga Gjykata Kushtetuese dhe se iniciativa ka të bëjë vetëm me disa nene të kontestuara nga Komisioni i Venedikut. Më tej, Mexhiti gjithashtu ka komentuar edhe akuzat e BDI-së, ku thonë se “kryetari i Kushtetueses, i cili paralajmëron shfuqizimin e shqipes, është kuadër i VMRO-DPMNE-së sepse është propozuar në kohën kur preisdent i vendit ishte Gjorgje Ivanov, kuadër i VMRO-DPMNE-së”.Zëvendëskryeministri i parë tha se Ligji për përdorimin e gjuhëve është dërguar në Komisionin e Venedikut, në kohën e qeverisjes së koalicionit BDI – LSDM, kur në krye të Ministrisë së Drejtësisë ka qenë Renata Deskoska.