Site icon Tetova Expres

Gashi: Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një qëllim të përbashkët, anëtarësimi i plotë në BE

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot – në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kemi mundësinë të diskutojmë për progresin e vendit tonë në kuadër të Procesit të Berlinit”, kështu u shpreh kryeparlamentari Afrim Gashi.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi tutje në fjalën e tij potencoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një qëllim të përbashkët, që është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.

“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova) kanë një qëllim të përbashkët, që është anëtarësimi i plotfuqishëm në BE.

Ky është destinacioni përfundimtar drejt të cilit po shkojmë – secili në mënyrën tonë, por përgjatë një trajektoreje të ngjashme. Më pas, duke u përballur secili me sfidat e veta, por edhe me sfidat e përbashkëta…

Dhe gjatë kësaj rruge, kuptojmë se fillimisht në shtëpi, në fqinjësinë tonë dhe në mjedisin e afërt, duhet t’i ndërtojmë dhe kultivojmë vlerat dhe kriteret evropiane. Se fillimisht duhet të bashkëpunojmë me fqinjët tanë dhe të punojmë së bashku për t’i rritur standardet e jetesës në vendet tona, në mënyrë që të sigurojmë biletë për të hyrë në familjen e gjerë të BE-së”, tha Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit.

Advertisement
Exit mobile version