Site icon Tetova Expres

Fillojnë kalkulimet për Çairin: Kandidatët kryesorë nga VLEN dhe BDI në përgatitje për zgjedhjet e ardhshme?

Vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që tani partitë politike kanë nisur të bëjnë kalkulime për emrat e kandidatëve për kryetar komunash. Njëra prej komunave ku pritet të ketë garë në nxehtë është ajo e Çairit, ku me siguri do të përballen kandidatët nga VLEN dhe BDI.

TV21 mëson jozyrtarisht për emrat që po lakohen nëpër kanalet partiake. Te VLEN një prej kandidatëve të mundshëm është Bekim Sali nga Alternativa, me çka thuhet se Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitet këtë emër po trajton me korrektësi. Nga ana tjetër nga partia e Mexhitit kanë dalë disa emra.

Përmendet emri i Kaltrina Zekollit, zëvendësministre aktuale në Ministrinë e Transportit. Më pas Naser Ademi, ish revizor shtetëror dhe ish shef i financave në Komunën e Çairit. Flitet edhe për të riun Jetmir Hasani, por siç mësohet nuk ka përkrahje të madhe në këtë drejtim. Burimet thonë se edhe Visar Ganiu, kryetar aktual, mbetet një opsion. Mësohet se Ganiu ka synuar postin e rektorit në Universitetin Nëna Terezë, por pasi nuk i ka plotësuar kushtet e kualifikimit, i janë kthyer shpresat për të menduar për një mandat të tretë në krye të Komunës.

Edhe në kampin tjetër, te BDI, ka shumë kalkulime dhe spekulime për emrat e kandidatit për Çairin.

Siç mëson TV21, njëri prej tyre është Bujar Osmani, ish ministër i punëve të jashtme. Si opsion është edhe Suat Alija, por ky i fundit nuk dihet nëse mund ta pranojë kandidaturën, pasi   ai ka shumë shokë dhe miq nga të dyja anët, edhe në BDI edhe në VLEN. Gjithashtu nga partia e Ahmetit po mendojë që kandidati për Çairin të jetë ndonjë figurë që nuk është i përfshirë në politikë, ndërsa flitet për një biznesmen të njohur i cili merret me ndërtimtari.

Advertisement

Deri në mbajtjen zgjedhjeve lokale ka ende kohë, por partitë tashmë po punojnë në këtë drejtim me qëllim që të fitojnë sa më shumë komuna.

Exit mobile version