Connect with us

Lajme nga vendi

Digjet një shtëpi në Shipkovicë, familja Qahili pa kulm mbi kokë

Published

on

Familja Qahili nga Shipkovica e Tetovës mbrëmë ka përjetuar një tmerr të vërtetë. Zjarri shkrumboi shtëpinë e kësaj familje,kurse fatmirësisht janë shpëtuar nëna dhe djali I pronarit të shtëpisë që kanë probleme shëndetësore. Të njejtit kanë qenë brenda kur ka filluar zjarri. Objekti është djegur në tërësi, ndërsa nga flakët u përfshinë edhe dy kasolle që ishin afër. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por supozohet të jetë një kabllo e energjisë elektrike. Në shuarjen e flakëve përveç zjarrfikësve ndihmoi edhe i gjithë fshati.“Ma dha lajmin një shok se më është ndezur shtëpia. Erdha menjëherë sepse kam edhe nënën invalidë edhe djalin të palëvizshëm. Nëna dhe djali kanë qenë brenda ndërsa vëllai teksa vjen me traktorin e sheh që del zjarr nga kasollja. Heq menjëherë nën djalin tim traktorin, por për shkurt kohë u bë shkrumb e hi gjithçka. Vëllai pak është lënduar në syrin e djathtë. Nëna është lënduar pak tek sa e kanë nxjerrë sepse është e palëvizshme. Unë vet ta ndërtoj shtëpinë më nuk mundem”, deklaroi Salim Qahili, pronar i shtëpisë.Lufta me flakët ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, me qëllim të shpëtimit të shtëpive të tjera për rreth.Problem ka qenë se dy hidrantët në këtë fshat nuk kanë qenë në përdorim, prandaj kërkohet që të vihen në funksion.“Shpëtuam shtëpitë për rreth sepse është një fshat tejet i dendur dhe me rrugë të ngushta. Është tepër vështirë për të depërtuar me mjetet e zjarrfikësve, andaj kërkoj nga fshatarët e Shipkovicës që të vënë në funksion dy hidrantët që ishin në funksion më herrët sepse e pamë mbrëmë që nuk janë funksional, andaj apeloj që ti vënë në funksion sepse është fshat vështirë i depërtueshëm shkaku i rrugëve të ngushta”, tha Avni Ameti, shef i NJTKZ.Zjarrfikësit vazhduan edhe sot me intervenimin e tyre për tu siguruar se zjarri është shuar tërësisht.Rastin në fjalë e konfirmoi edhe policia e Tetovës. Tv Koha

Lajme nga vendi

Nuk u dekretua nga Presidentja – Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, nesër sërish në seancë plenare

Published

on

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve nesër sërish në seancë plenare. Ky ligj vjen për herë të dytë, pasi herën e parë nuk u dekretua nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova me arsyetimin se nenet 9 dhe 10, nuk ishin të harmonizuara sipas nenit 5 të Kushtetutës. Deputeti nga radhët e VLEN, Halil Snopçe, për Alsat njoftoi se licencat për nëpunësit e çerdheve, do të mund të merren edhe në gjuhën shqipe.

“Ne nuk do të shtojmë amendamente tjera për shkak se kishte një pengesë kushtetuese, është rregulluar por ajo që është e garantuar, që në të kaluarën s’ka qenë e tani është, shqiptarët do t’i nënshtrohen provimeve edhe me shkrim edhe në formë elektronike, në gjuhën amtare shqipe”, tha Halil Snopçe – VLEN.

Përpos gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe, licenca do të mund të merret edhe në gjuhët tjera, gjegjësisht, në gjuhën që do ta kërkojë vet kandidati.

“Testimi do të mund të bëhet në gjuhën maqedonase si dhe në gjuhën që kandidati do ta zgjedhë derisa licenca do të jepet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën në të cilin kandidati do të kërkojë t’i jepet. Dallimi është se këtë herë ndryshimet janë në përputhje me kushtetutën përshkak se herën e kaluar ishin gabim dhe nuk mundësonin përdorimin e asnjë gjuhe, gjegjësisht ligji siç ishte miratuar ishte tërësisht i pazbatueshëm. Me këto ndryshime, do të mund të jetë i zbatueshëm në praktikë”, u shpreh Bojan Stojanovski – VMRO-DPMNE.

Ky ligj fillimisht ishte votuar më 24 dhjetor. Mos dekretimi i këtij ligji herën e parë u përshëndet nga LSDM dhe E Majta, ndërsa nga BDI thanë se qëllimi i presidentes ishte për të cenuar të drejtat e shqiptarëve./ Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari në mesin e liderëve botëror në inaugurimin e Presidentit Trump

Published

on

Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari po qëndron në Uashington në inaugurimin e presidentit Donald Trump. Ai ka shkruar se liderët më të mëdhenj në botë janë mbledhur duke bërë botën një familje më të madhe.

“Në Washington ka filluar mëngjesi i Inaugurimit më të rëndësishëm të botës. Liderët më të mëdhenj botërorë janë mbledhur këtu duke e bërë Botën një familje më të madhe”, shkruan Taravari nga Uashingtoni.

Continue Reading

Lajme nga vendi

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Published

on

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot janë ndarë vendimet për 14 profesorë. Sipas Kasamit, ky veprim paraqet një hap të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e vendit tonë.

“Me ndarjen e 14 vendimeve pune për profesorët e shkollave të mesme, po dëshmojmë se investimi në arsim është investimi më i sigurt për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar. Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit. Ata janë frymëzimi i fëmijëve tanë dhe garancia që shoqëria jonë do të vazhdojë të ecë përpara me dije dhe vlera. Tetova ka nevojë për arsim cilësor dhe për njerëz që e vendosin dijen mbi gjithçka tjetër. Ne jemi të përkushtuar që ta bëjmë arsimin prioritet kombëtar dhe lokal. Për një Tetovë që e ndërton të ardhmen me dije dhe për një popull që i hap dyert zhvillimit!
Arsimimi është detyrë dhe e drejtë. Së bashku, do ta bëjmë këtë të drejtë një realitet për çdo qytetar”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Më të lexuarat