Site icon Tetova Expres

Mexhiti dhe Fetai takuan aktorët e teatrit të fëmijëve

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti sot së bashku me Arben Fetain kanë takuar aktorët e Teatrit të Fëmijëve në Shkup. “Diskutuam në detaje sfidat me të cilat ata po përballen dhe shqyrtuam propozime për zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e kushteve në këtë institucion të rëndësishëm kulturor.

Teatri i Fëmijëve përveç që është pjesë e rëndësishme kulturore e Çarshisë së vjetër të Shkupit, është vend ku fëmijët kanë mundësi argëtimi dhe edukimi artistik.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarët e Forumit Rinor të VLEN dhe përfaqësues të Departamentit të Kulturës.

Ne jemi të përkushtuar të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme për të mbështetur dhe zhvilluar më tej Teatrin për Fëmijë.

Faleminderit artistëve për kontributin dhe përkushtimin e tyre!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)

Advertisement
Exit mobile version