Blerim Bexheti, deputet i Frontit Europian, para nisjes së seancës në Kuvend, për interpelancën ndaj kryeparlamentari Afrim Gashi, tha se si grup parlamentar i Frontit Europian do të japin vërejtjet e tyre, por siç bëri të ditur për çështje parimore nuk do të votojnë për shkarkimin e Gashit.
“Ne do ti japim vërejtjet tona, për punën e z.Gashi, intervistës që qarkulloi gjatë ditës së djeshme, mendoj se ai duhet t’ju kërkoj falje shqiptarëve dhe të tërhiqet nga skena politike e jo më nga kryetar i Kuvendit. Por kjo do të mbetet në ndërgjegjen e tij. Por ne për arsye parimore, për çështje që janë ngritur do të debatojmë për argumentet por nuk do të votojmë për shkarkimin për iniciativën e Levicës për çështje parimore dhe principele”, tha deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti.