Site icon Tetova Expres

Janevska: Shaqiri po tenton të prish marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në vend

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska ka reaguar ndaj kritikave të parardhësit të saj Jeton Shaqiri lidhur me rikthimin e librit të historisë për klasën e shtatë, në kopertinën e së cilës shfaqen Kirili e Metodi dhe figura të tjera, përfshi dhe Skendërbuen. Janevska tha se është e turpshme që një ish ministër të reagojë në këtë mënyrë. Sipas saj Shaqiri po tenton të prish marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në vend.

“Dëshpërim dhe turp i madh, nuk mund ta kuptoj se si një ish ministër i Arsimit, intelektual dhe profesor në fakultet mund të lejojë të thotë një gjë të tillë. Pak ishte padurimi etnik tani na duhej edhe ai fetar, si dhe ndarja e popullit. Kirilin dhe Metodin me veprën e tyre grandioze i ka pranuar e gjithë bota, pra ato janë bashkë-padronët e Evropës, ata janë themeluesit e shkrim-leximit të një të tretës së botës. Ata janë mësues në kuptimin thelbësor të fjalës. Çdo nxënës, çdo banor i këtij shteti duhet ta dijë kush janë Kirili dhe Metodi, por si përgjigje ndaj asaj që e ka shkruar ministri, në fotografi janë edhe Murati i Dytë edhe Skënderbeu si dhe personalitete të tjera të rëndësishëm nga ajo kohë që kanë jetuar në kohën e Bizantit. Baza fetare nuk mund të jetë shkas që të zvogëlohet vepra grandioze e dy personave të njohur botërisht”, deklaroi Vesna Janevska, Ministre e Arsimit. /Alsat.mk

Exit mobile version