Benjamin Spencer, i dënuar padrejtësisht nga një gjykatë në Teksas, çka bëri që ai të kalonte 34 vite burg për një vrasje në vitet 1980, u shpall të enjten, i pafajshëm. Ai tha se megjithëse nuk mund ta kthente kohën pas, ishte i lumtur e do të bënte përpara. “Jam i emocionuar që më në fund kjo ditë erdhi”, tha zoti Spencer, tashmë 59 vjeç. Një gjykatës i qarkut të Dallasit miratoi një mocion nga zyra e prokurorit të qarkut për të hedhur poshtë një akuzë kundër zotit Spencer, për grabitje të rëndë. Ai u dënua fillimisht për vrasjen e Jeffrey Young në vitin 1987, gjatë grabitjes së makinës së tij.
Dëshmitarët e prokurorisë, përfshirë një informator që ndodhej në burg e që po kërkonte ulje dënimi, kishin dhënë dëshmi të rreme, tha zoti Creuzot. Ai shtoi se prokurorët në atë kohë nuk i kishin dhënë mbrojtjes prova që e përjashtonin zotin Spencer nga krimi, përfshirë gjurmë gishtërinjsh. Ndihmësprokurorja e qarkut, Cynthia Garza, e cila drejton Njësinë e Integritetit të Dënimit tha se: “nuk ekziston asnjë provë e besueshme ose fizike që ai të ishte përfshirë në ndonjë mënyrë në kryerjen e krimit”.