Me datë 28.08.2024 në ora 22:45, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në dalje nga shteti, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria M.A (38) nga Bosnja e Hercegovina.
Ai ka drejtuar makinën ngarkuese “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa të Bosnjës, dhe tek i cili janë gjetur 15 emigrantë nga Kina, njëri prej të cilëve është i mitur.
“Prokurori publik nga Prokuroria Publike është njoftuar dhe për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë” nga neni 418-b paragrafi 4, dhe në lidhje me paragrafin 2 të Kodit Penal, kundër M.A. do të dorëzohet kallëzim përkatës”.
“Emigrantët janë transferuar në Qendrën për pranim dhe transit në Gjevgjeli”, thonë nga MPB.