Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, ka paralajmëruar se 2 kilomentrat e para të autostradës Shkup-Bllacë, do të lëshohen në përdorim brenda 2 muajve, shkruan gazeta LAJM.
“2 kilomentrat e para janë në fazë finale, nuk dua të jep afate, por mendoj se është reale që në 2 muajt e ardhshëm të lëshohen në përdorim. Për të mos dhënë datë konkrete them, dy muaj”, tha Nikollovski.
“Sa i përket 12 km të mbetura ose me riprojektimin mund të dalin më tepër sepse poenta është që edhe atje të kemi rrugë të realizueshme. Në pjesën e projektimit kemi situatë të njejtë sikur me hekurudhën. Këtë do ta them për herë të parë në publik, këto 12 km nuk lëvizin nga traseja ekzistuese, të cilën të gjithë e dimë, pra përmes rrugës magjistrale aktuale që shpie nga Shkupi drejt kufirit me Kosovë, sepse nga ana e Kosovës deri aty ka arritur autostrada, pranë kufirit, ku ka një rrethrrotullim dhe është logjike që ne aty të lidhemi. Por, siç kanë vendosur nga udhëheqësia e kaluar e Rrugëve Shtetërore në krye me Ejup Rrustemin, deri sot nuk e di përse, ska asnjë shpjegim logjik, të mos shkojnë përmes asaj traseje, të shkojnë përmes një traseje të re që është malore dhe në të cilën trase prej 12 km, 6 km janë tunele që janë shumë vështirë të realizueshëm. Mund të na ndodh njësoj si me hekurudhën me Bullgarinë, krahas kostos së lartë të austradës, momentalisht vlera është 240 milion euro që është 20 milion euro për kilometër. Cështja e dytë është a mund të realizohet. Sepse është diçka tjetër, të vizatoni rrugë në zyrë dhe diçka tjetër ta realizoni atë në terren”, tha Nikollovski.