Site icon Tetova Expres

I mori borxh 50 mijë euro ish-shefit të urgjencës në QSUT dhe i vodhi 15 mijë euro të tjera në banesë, si përfitoi nga pakujdesia e Hasanit 38-vjeçari

15 mijë euro u vodhën në një banesë në Komunën e Parisit në Tiranë këtë të enjte, ndërsa autori ra në pranga.

Eqerem Hasani është personi të cilit i janë vjedhur para brenda banesës së tij në kryeqytet.

Sipas informacioneve, Hasani është me detyrë shef i Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme te QSUT.

Para një jave ai i ka dhënë autorit të vjedhjes, Olsi Bibollarit, 50 mijë euro borxh.

Pasi procedurën e ka dokumentuar te noteri, ai ka harruar çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38 vjeçarit.

Advertisement

Denoncimin e ka kryer vetë doktori, e më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike. Mësohet se autori është pronar i disa bizneseve.

Exit mobile version