-“Mirëseerdhe në shtëpinë tënde” me këtë fjali Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj priti në Presidencë zv.kryeministrin e Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z.Izet Mexhiti.
Në takim, që u zhvillua gjatë vizitës së parë zyrtare në Shqipëri të zv.kryeministrit Mexhiti, presidenti Begaj uroi zëvendëskryeministrit Mexhiti detyrën e re dhe rezultatin zgjedhor, ndërsa u diskutua bashkëpunimi në të gjitha fushat mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me ç’ rast marrëdheniet mes dy vendeve u vlerësuan të shkëlqyera, me synim të zgjërimit të vazhdueshëm.
Diskutimet u përqendruan në projekte me interes strategjik për të dy vendet, siç është edhe Koridori 8.
“Ndërlidhja infrastrukturore dhe bashkëpunimi i gjithanshëm përbëjnë një prioritet të qeverisë së re në Shkup, ku shkëmbimi i përvojave pozitive, sidomos në fushat e investimeve të huaja direkte, zhvillimit të turizmit, dhe qarkullimit të lirë të qytetarëve, që është një gur themeli për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Mexhiti.
Ai shtoi se tjetër temë kyçe e diskutimeve ishte bashkëpunimi në përpjekjet euroatlantike, një proces ky që kërkon koordinim të vazhdueshëm dhe angazhim të përbashkët për të përmbushur synimet tona strategjike.Tv Koha