Site icon Tetova Expres

Paradite me diell, pasdite mundësi për reshje të shiut

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë jostabilitet me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 35 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.

Në ditët në vijim nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga lindja, vijon një periudhë jostabiliteti me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Proceset do të jenë veçanërisht më intensive të enjten dhe të premten kur do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe dukuri lokale e stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër në disa vende.

Exit mobile version