Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot për ryshfetin për Korridorin 8 tha se do të luftojë publikisht kundër korrupsionit dhe krimit në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se së shpejti do të iniciojë hapjen e linjës telefonike, ku qytetarët do të mund të denoncojnë veprime kriminale dhe korruptive.
“Unë shoh që janë mërzitur qendrat individuale të ndikimit dhe janë të mërzitur sepse është një tender i vjetër, një prokurim publik që është drejtuar nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së.
Kam vendosur të luftoj publikisht krimin dhe korrupsionin dhe ky është një mesazh se koha e kriminelëve në politikë ka kaluar. Është koha për politikanë të ndershëm që e duan popullin e tyre. Dhe kështu do të vazhdojmë.
Unë dua të hap një linjë telefonike dhe në atë linjë qytetarët mund të denoncojnë krimin dhe korrupsionin. Në vendin tonë është me përmasa pandemike. Sa të jem unë kryeministër nuk do të ketë vend për kriminelët në politikë”, tha kryeministri Mickoski.
Mickoski shtoi se me këtë po i dërgon një mesazh secilit person që emëroj dhe që funksionon nga VMRO-DPMNE-ja: Ruajeni fytyrën tuaj dhe kështu do të shpëtoni timen dhe partisë.