Connect with us

Lajme nga bota

Vdes atletja 23-vjeçare, bie nga mali duke bërë “selfie” pranë kështjellës së ‘Bukuroshes së Fjetur’

Published

on

Një gjimnaste e famshme është vrarë teksa po përpiqej të bënte një ‘selfie’ në kështjellën që frymëzoi ‘Bukuroshen e Fjetur’ të Walt Disney.

Natalie Stichova, 23 vjeç, u shpall e vdekur gjashtë ditë pasi ra nga një lartësi prej rreth 80 metrash në malin Tegelberg në Bavari, Gjermani.

Rënia tragjike thuhet se ndodhi pranë kështjellës piktoreske Neuschwanstein, teksa atletja çeke u përpoq të kapte foton perfekte në Instagram më 15 gusht.

Si ndodhi tragjedia me gjimnasten çeke

I dashuri i Natalie tha për mediat gjermane se ajo po qëndronte shumë afër skajit të malit kur ajo rrëshqiti ndërsa përpiqej të bënte një goditje para kështjellës.

Advertisement

E reja ishte me dy miqtë e saj dhe të dashurin e saj, Davidin, kur ndodhi tragjedia. Policia e përshkroi rrugën si një “ngjitje sfiduese”. Mediat lokale raportuan se Natalie fillimisht i mbijetoi rënies së tmerrshme dhe pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në spital me helikopter./abcnews.al

Lajme nga bota

E rëndë në Itali/ Djali vr*t nënën me sëpa*ë, arrestohet 21-vjeçari

Published

on

Fqinji jonë, Italia është tronditur nga një ngjarje shokuese pasditen e kësaj të marte.

Një 21-vjeçar në Itali ka qëlluar me sëpatë në kokë nënën e tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Filippo Manni, 21 vjeç, i riu që dyshohet se vrau nënën e tij, Teresa Sommario, 53 vjeç, me një goditje me sëpatë në kokë, u arrit të lokalizohej nga karabinierët në Racale dhe u arrestua.

I riu po shëtiste i lirë nëpër qytet, teksa ishte një kalimtar që e vuri re dhe e raportoi praninë e tij pranë karabinierëve.

Manni u çua në kazermë për t’u marrë në pyetje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. / ANSA.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Ushtria iraniane godet qendrën e inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv

Published

on

Ushtria iraniane goditi një qendër të inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv me një raketë të telekomanduar gjatë natës së sotme.

“Qendra e inteligjencës së regjimit sionist u godit në ‘zemrën’ e saj, nga një raketë”, tha Reza Talaei-Nik, zëdhënës i ministrisë iraniane të mbrojtjes.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha në një deklaratë se sulmi ishte “një operacion efektiv, pavarësisht pranisë së sistemeve mbrojtëse shumë të përparuara”, duke shtuar se “qendra aktualisht është duke u djegur”.

Nga videot që qarkullojnë në mediat sociale duket se tregojnë katër raketa hyrëse që godasin pranë raketave interceptuese dhe një vendi ushtarak në Izraelin qendror.

Duke përshkruar raketat iraniane, një zyrtar ushtarak izraelit tha sot se “ka pasur goditje ndaj objektivave civile, si dhe objektivave ushtarake” që nga fillimi i operacionit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Irani ngre flamurin e kuq në xhaminë kryesore, sinjal për hakmarrje ndaj Izraelit

Published

on

Në Xhaminë e Shahit në Teheran, një nga më të rëndësishmet në Iran, është ngritur flamuri i kuq, një simbol i rrallë, por shumë domethënës në traditën shiite.
Flamuri i kuq lidhet me historinë e Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed, i cili u vra në betejën e Karbalas në vitin 680. Për myslimanët shiitë, ky flamur përfaqëson gjakderdhjen e padrejtë dhe është një thirrje për hakmarrje dhe drejtësi.

Ngritja e këtij flamuri ndodh zakonisht në momente shumë të rëndësishme dhe shihet si paralajmërim për ndonjë reagim të ashpër. Kësaj here, veprimi vjen pas sulmit të Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit.
Sipas analistëve, me këtë simbol, autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjet. Ky veprim tregon se vendi është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht.

Edhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraeli dhe theksoi se republika islamike do të hakmerret.

“Izraeli duhet të parashikojë një ndëshkim të rëndë! Ata kanë kryer një krim ndaj vendit tonë të dashur dhe ushtria jonë nuk do t’i lënë ata të pandëshkuar”- tha Khamenei.

Ai shtoi se: “Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, të cilin patjetër do ta shohë”./Al Jazeera

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat