Kryeministrit Hristijan Mickoski gjatë preskonferencës së sotme për media bëri të ditur në periudhën e kaluar është tentuar t’i ofrohet ryshfet për të marrë pëlqimin e tij për dokumentacionin e tenderit për Korridorin 8.
Ai nuk bër të ditur se nga kush por vetëm njoftoi se ky tentim është bërë nëpërmjet kanaleve të komunikimit.
Njoftoi se rasti është raportuar.
“Për Korridorin 8, seksioni 3, hekurudha, është tentuar të më ofrohet ryshfet me të cilin unë si kryetar i Qeverisë do të firmosja pranimin e këtij dokumentacioni të tenderit që skadon më 17 shtator. Nuk mundem asnjëherë, si kryeministër të vendos nënshkrim në projekt, të harxhojë gjysmë miliardi para të qytetarëve, për projekt që përfundon në gjysmë tuneli në rrugë qorre. Deri sa jam unë kryeministër, kjo nuk do të ndodhë. Dhe së dyti, sepse isha viktimë për tentim për ryshfet në lidhje me atë projekt, unë thash se kështu siç është, asnjëherë nuk do ta mbështes, sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për para të taksapaguesve të Maqedonisë, por edhe të Europës. Nuk jemi ne si gjithë të tjerët, nuk jemi ne siç mendojnë, se do të vijnë disa dhe do të shkojnë të tjerët, e kështu me radhë. Dhe e njëjta do të funksionojë, në të njëjtin parim, ofro përqindje, e gjithë puna do të përfundojë. Kështu siç është, ne nuk do ta mbështesim, deri sa unë jam kryeministër i kësaj qeverie”, deklaroi Mickoski.