Lajme nga vendi
Ditëve në vijim do të mbajë mot jostabil, me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima

DPHM informon se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga lindja, ditëve në vijim në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë dukuri të destabilitetit me reshje të rrë,byeshme të shiut dhe bubullima. Posaçërisht proceset do të jenë më intensive të enjten dhe të premten kur në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të përforcuar dhe dukuri lokale të motit të lig me reshje intensive të shiut të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe breshër.
Në Shkup, rpej nesër deri të premten do të ketë dukri të shpeshtë të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të fushëgropës edhe në formë të stuhisë me reshje intensive të shiut, erë të fuqishme dhe breshërit.
DPHM rekomandon kujdes më të madh në rast të paraqitjes së zbrazjeve elektrike dhe të mos qëndrohet në ambiente të hapura dhe nën drunj.
Lajme nga vendi
“Drejtoria e Doganave në Maqedoni ka nevojë për punësime të reja, sidomos të kuadrit me shkollë të mesme”

-Unë dua të mbështetem te përvoja e të moshuarve, por te energjia e të rinjve, tha në Daily Click në TV21 drejtori i Doganave, Boban Nikollovski. Ai thotë se Drejtoria e Doganave ka nevojë për punësime të reja, sidomos të kuadrit me shkollë të mesme.
“Realisht kemi nevojë. Besoni ose jo, kemi nevojë. Besoni ose jo, kemi nevojë për kuadër me shkollë të mesme. Janë të nevojshëm në sektorë të caktuar, ta mbushim. “IKTS” sektori duhet të mbushet, laboratori duhet të mbushet me kuadro, sepse diku 47 vjet është mesatarja në Doganë”, tha mes tjerash në TV21 drejtori Boban Nikollovski.
Lajme nga vendi
Andonovski: Sulme hibride do të ketë, me rëndësi është si do të përgjigjen institucionet

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski deklaroi se janë kërcënime hibride porositë përmes postës elektronike që të premten i morën shkollat me paralajmërime për mjete të vendosura shpërthyese, për të cilat u konstatua se janë paraqitje të rrejshme pas kontrolleve nga policia.
“Dallimi nga më parë është që menjëherë, që në mëngjes, u dëgjuam me ministren (e Arsimit), organizuam me ministrin e Punëve të Brendshme në grup pune ad hok i cili i shqyrtoi problemet me të cilat përballet sistemi, zhvilluam disa metodologji të cilat duhet të ndiqen në periudhën e ardhshme për preventivë në afat më të gjatë”, deklaroi Andonovski gjatë vizitës në SHF “Dimitar Makedonski” me rastin e shënimit të Ditës së internetit të sigurt.
Theksoi se MPB, MASH dhe komunat vepruan “në mënyrë shumë adekuate gjatë ditës”, se janë zgjidhur pasojat dhe se tani po punohet edhe në shkaqet “përse po na ndodhë kjo”.
“Sulme hibride do të ketë, sulme ndaj infrastrukturës sonë kibernetike do të vazhdojnë, por është shumë me rëndësi se si institucionet do të prëgjigjen, ndrësa tani prëgjigjen në mënyrë sistematike edhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën. Qëndrojmë në dispozicion për t’u ndihmuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të gjitha institucioneve të tjera nëse edhe më tej paraqiten probleme të këtilla”, tha Andonovski duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve.
Lajme nga vendi
Interpelancë kundër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, seanca mund të mbahet në fillim të muajit mars

Pasi të premten grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, VLEN dhe ZNAM dorëzuan interpelancë kundër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi duhet t’i informojë për procedurën. Në afat prej 10 ditëve duhet të merr përgjigje nëse do të duan të prononcohen lidhur me interpelancën. Më pas Gashi do të duhet të caktojë seancë ku do të diskutohet për këto pika. Pritshmëritë janë se seanca mund të mbahet diku në fillim të muajit mars. Por edhe nëse interpelancat votohen, pesë anëtarët nuk do të thotë se do të shkarkohen. Largimi i tyre varet nga vullneti i tyre. Bëhet fjalë për Vesna Damevën, Pavlina Crvenkovska, Selim Ademi, Milazim Mustafa dhe Tanja Çaçarova-Ilievska. Për Arben Taravarin nga VLEN, reformat në gjyqësor janë të domosdoshme nëse duam rritje të besueshmërisë.
“Përderisa ka besueshmëri në gjykatë prej 2-3% , nënkupton automatikisht se kemi nevojë për reforma në gjykatë dhe prokurori. Këto ndryshime, pa i bërë reformat në Këshillin Gjyqësor dhe të Prokurorisë, nuk mund të bëhen. Prandaj mendoj se është e domosdoshme, nëse duam reforma. Nëse e duam status quo-n atëherë rrimë kështu dhe nuk ndryshojmë asgjë, por nëse nuk ndryshojmë asgjë, besueshmëria nuk do të rritet. Problemi kryesor i funksionimit të gjykatave dhe Prokurorisë, unë mendoj se është në këshillat e prokurorisë dhe gjykatave”, deklaroi Arben Taravari – ASH/VLEN. /Alsat.mk
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve