Ky është momenti kur motrat Berisha godasin në fytyrë Klea Prëngën në një nga ambientet e lokaleve të Tiranës.
Sikurse duket edhe nga pamjet e regjistruar amë 6 gusht 2024 në mbrëmje, vajzat afrohen drejt tavolinës së Prengës dhe e godasin 2 herë, teksa të pranishëm mundohen t’i ndajnë.
Ndërkohë, disa javë pasi u dhunua barbarisht nga Antonela Berisha dhe motra e saj, Klea Prenga ka postuar të tjera pamje në Instagram, ku tregon gjendjen e saj.
Me një shenjë të lehtë në fytyrë, pasi u godit me gotë nga motrat Berisha teksa darkonte në një restorant në Tiranë, Prenga tregon se është duke u rikuperuar.
Pas sherrit të rëndë, ku motrat e akuzonin atë se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës, ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën.
Policia i ka shpallur në kërkim, ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë.