Connect with us

Lajme nga rajoni

Dhëndri në Greqi grushton nusen se i shkeli këmbën

Published

on

Një ngjarje e padëgjuar më parë ka ndodhur ditën e djeshme në një ceremoni martesore në një kishë në Pirgos të Greqisë.
Mediat greke thonë se skena e altarit u kthye në ‘tragjedi’! Gjithçka nisi në momentin e shkëmbimit të unazave ku një nga të ftuarit në ceremoni tha ‘gruaja ka frikë nga burri’!
Në këtë moment nusja i ka shkelur këmbën dhëndrit, por ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim para të afërmve të tij. Ai është kthyer nga nusja dhe e ka goditur me grusht në fytyrë.
Pas këtij incidenti njerëzit e nuses kanë sulmuar dhëndrin dhe ceremonia është ndërprerë. Më pas në kishë ka shkuar dhe policia teksa të pranishmit kanë vrapuar për të dalë jashtë.
Nga goditja që mori nusja humbi ndjenjat, dhe një person nga rrethi i ngushtë i saj e dërgoi në spital për të marrë trajtim nga shoku që pësoi.
Por dashuria mbizotëron! Në fund dasma vazhdoi normalisht por me dyer të mbyllura.
Advertisement

Lajme nga rajoni

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar sot me urdhër të SPAK-ut.

Published

on

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar të hënën me urdhër të SPAK-ut.

Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash.
Gjithashtu, zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj./A2CNN

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Erdogan: Askush s’e ka fuqinë ta largojë popullin e Gazës nga atdheu i tij

Published

on

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur poshtë idenë e presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza, duke thënë se “nuk ia vlen të merret në konsideratë apo të diskutohet”.

Në një konferencë për shtyp të hënë, presidenti Erdogan ka deklaruar se asnjë forcë nuk mund të dëbojë popullin e Gazës nga “atdheu i tyre i përjetshëm”, raporton AP.

“Dëshiroj ta them qartë këtë, propozimet e paraqitura nga administrata e re e SHBA-së në lidhje me Gazën, nën presionin e lobit sionist, nuk ia vlen të merren parasysh apo diskutohen nga këndvështrimi ynë”, u ka thënë Erdogan gazetarëve përpara se të nisej për një udhëtim në Malajzi.

“Askush nuk ka fuqinë për të larguar popullin e Gazës nga atdheu i tyre i përjetshëm”, ka shtuar ai.

Këto ishin komentet e para të presidentit turk për propozimin e Trumpit për të zhvendosur palestinezët nga Gaza.

Advertisement

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, e etiketoi propozimin si “të papranueshëm”.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

EUROSTAT: Shqipëria, e dyta pas Norvegjisë për prodhim më të lartë energjie të gjelbër sesa nevoja për konsum

Published

on

Pozicioni i Shqipërisë në bregdetin adriatik e ka lejuar atë të ketë avantazhe në energjinë e rinovueshme.

Teksa në vitin 2023, energjia e rinovueshme përfaqësonte 24.5% të energjisë së konsumuar në BE, nga 23.0% në 2022, Shqipëria sipas një raporti të publikuar së fundmi nga EUROSTAT-i, renditet në vendin e dytë pas Norvegjisë për konsumin bruto të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin bruto të energjisë elektrike, për vitin 2023 për Shqipërinë llogaritet 106,381%.

“Vendi i EFTA-s Norvegjia dhe vendi kandidat Shqipëria prodhuan më shumë energji elektrike nga burime të rinovueshme sesa sasia totale e energjisë elektrike që ata konsumuan në vitin 2023, duke çuar kështu në një përqindje më të lartë se 100%”, thuhet në raport.

Ndër vendet e BE-së, më shumë se 75% e energjisë elektrike të konsumuar në vitin 2023 është prodhuar nga burime të rinovueshme në Austri (87,8%), Suedi (87,5%) dhe Danimarkë (79,4%). Konsumi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte gjithashtu i lartë në Portugali (63%), Kroaci (58,8%), Spanjë (56,8%), Letoni (54,3%) dhe Finlandë (52,4%), duke përbërë më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të konsumuar. Në anën tjetër të shkallës, pjesa e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme ishte më pak se 20% në Maltë (10,7%), Çeki (16,4%), Luksemburg (18%) dhe Hungari (19,5%).

Advertisement

Sipas raportit, rritja e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë gjatë periudhës 2013-2023 reflekton në masë të madhe një zgjerim në dy burime të rinovueshme të energjisë në të gjithë BE-në, përkatësisht energjinë e erës dhe energjinë diellore.

Në vitin 2023, burimet e rinovueshme të energjisë përbënin 45.3% të konsumit bruto të energjisë elektrike në BE, më shumë se 4 pp më i lartë se një vit më parë (41.2% në 2022).

Për Europën të bëhet kontinenti i parë neutral ndaj klimës në botë deri në vitin 2050 është sfida dhe mundësia më e madhe e kohës.

Në Shqipëri, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në vitin 2023, arriti vlerën 8.796 GWh nga 7.003 GWh energji të prodhuar në vitin 2022, duke shënuar një rritje të prodhimit me 25,6 %.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 40,8 % dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaikë) në masën 1,0 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Advertisement

Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në vitin 2023, ka arritur vlerën pozitive prej 920 GWh. Në vitin 2022, shkëmbimi i energjisë elektrike kishte nje vlerë negative prej 921 GWh (fig.2). /j.p/

Continue Reading

Më të lexuarat