Site icon Tetova Expres

Sulm me armë zjarri në Itali, në pranga dy shqiptarë, njëri prej të cilëve ishte i arratisur nga burgu! Ja si u zbuluan përmes videos virale në internet

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane për një sulme me armë zjarri në qytetin Matera, duke plagosur një person.

Ata janë një 30- vjeçar që akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa persona tjetër një 27-vjeçar, i cili rezulton se ishte arratisur nga burgu i Modenës.

Sipas mediave italiane dy të rinjtë shqiptarë ishin përfshirë në një sulm të dhunshëm ndaj një personi të tretë në qendër të Materas, pamjet e të cilës u publikuan në rrjetet sociale dhe u bënë virale.

Në video u zbulua sulmi që dy shqiparët i bënë në mënyrë brutalet personit tjetër, i cili nuk është identifikuar.

Policia nisi hetimet për identifikimin e autorëve, duke përdorur si provë parësore videot. Gjatë hetimeve, rezultoi se 30-vjeçari kishte një rol të rëndësishëm në sulm, gjë që bëri që efektivët të intensifikonin kontrollet për profilin dhe aktivitetin e tij.

Advertisement

AUTORËT

Pas identifikimit të 30- vjeçarit nëpërmjet analizës së pamjeve video, hetuesit vendosën të kryejnë kontroll në shtëpinë e tij. Ky operacion çoi në zbulimin e provave konkrete në lidhje me armëmbajtjen pa leje. Hetimi nxori në pah rëndësinë e punës së Policisë , e cila përdori teknologji moderne dhe metoda hetimore për të gjetur identitetin e kriminelëve.

27 -vjeçari , i cili u kap më pas, fillimisht u ka dhënë autoriteteve detaje të rreme, duke e komplikuar arrestimin e tij. Vetëm pas një hetimi më të thelluar, rezultoi se i riu ishte arratisur nga burgu i Modenas më 2 maj. Ai ishte dënuarme mbi 41 vit burg për grabitje dhe vjedhje.

Exit mobile version