Lajme nga vendi
Mickoski: Shumë shpejt krimi do të bëhet profesion i padobishëm në Maqedoni
Kryeministri Hristijan Mickoski sot ka folur për krimin në vend. Ai tha se lufta kundër krimit po vazhdon dhe se çdo kriminel do të sillet aty ku e ka vendin.
“Duhet të merremi seriozisht me luftën kundër krimit dhe ta bëjmë krimin një profesion të padobishëm. Çdo kriminel që mendon se mund të përfitojë nga krimi do të zhgënjehet shumë shpejt dhe do të vendoset aty ku i takon. Ka brejtës politikë që mendojnë se në këtë mënyrë do të fitojnë pikë në kurriz të jetëve të humbura, por më vjen keq që nuk shikojnë të kaluarën dhe atë që kanë bërë kur kanë qenë në qeveri dhe çfarë duhet të mposhtim sot. Por ne do të luftojmë dhe do të fitojmë. Kemi identifikuar tri grupe, të cilat kanë logjistikë edhe nëpër burgje dhe merren me zhvatje, terrorizëm, një formë e rëndë e krimit dhe pres që shumë shpejt krimi të jetë profesion i padobishëm edhe për ta”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

