Site icon Tetova Expres

Ekz* ekutimi mafioz në Frankfurt, si nisi përplasja mes klaneve kurde vite më parë

Prokuroria publike ende nuk ka zbardhur motivin e të shtënave fatale në Frankfurt. Por sipas mediave turke, ngjarja ku mbeti viktimë një 27-vjeçar është një histori krimi që ka nisur mbi 8 vjet më parë.

Pas të shtënave fatale në Stacionin Qendror të Frankfurtit, i dyshuari ende nuk ka komentuar mbi akuzat, tha të enjten zëdhënësi i prokurorisë publike të Frankfurtit, Dominik Mies.

Megjithatë, sipas mediave turke, motivi i vrasësit ka të ngjarë të lidhet me një grindje të përgjakshme që filloi në Turqi në vitin 2016.

27-vjeçari që u qëllua në Frankfurt mbrëmjen e së martës, thuhet se është përgjegjës për vdekjen e një personi. Sipas portalit kurd “Rudaw.net” dhe gazetës turke “Sabah”, i riu mësohet të ketë qëlluar në maj një biznesmen nga Antalia, të cilin e kishte fajësuar për vrasjen e vëllait të tij në vitin 2016.

Pas krimit, 27-vjeçari është arratisur në Gjermani. Në Gjermani, xhaxhai i biznesmenit të vrarë nga Ankaraja më në fund i ka rënë në gjurmë dhe e ka qëlluar në Stacionin Qendror të Frankfurtit.

Advertisement

Sipas gazetës “Bild”, i dyshuari 54-vjeçar drejton një snack bar në Pyllin e Zi dhe ka leje qëndrimi në Gjermani.

Exit mobile version