MPB Maqedoni njofton se në ora 20:45 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, nga ana e punonjësve të policisë nga SPB Tetovë, janë arrestuar A.Sh (19) dhe H.Sh (22), të dy nga Tetova.
“Ata dyshohet se rreth orës 20:20 para objektit të një kompanie private – postë e shpejtë në Tetovë, duke e kanosur punonjësin dhe një person tjetër me armë zjarri, nga automjeti që po ngarkonin, iu morën tri zarfe me para dhe dokumente”.
“Gjatë ndalimit tek H.Sh. u gjet dhe sekuestrua një thikë. Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB.