Tragjedi në ujërat e Galipolit ku në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës humbi jetën shefi i urgjencës së Poliklinikës së Barit, 65-vjeçari Vito Procacci.
Në mesnatë, pasi kishte ngrënë darkë, mjeku zbriti në plazhin e Purita për të bërë një zhytje, por sapo hyri në ujë, pësoi atak dhe humbi jetën.
Tragjedia ka ndodhur para syve të gruas së tij. Përpjekjet për ta sjellë në jetë nga mjekët që mbërritën me urgjencë, ishin pa sukses.