Sport
Xhudistja shqiptare, Erisa Brahimaj fiton medaljen e artë në European Cup
Xhudistja shqiptare, Erisa Brahimaj është fituese e medaljes së artë në xhudo, në European Cup për të rinj mbajtur në Maqedoninë e Veriut.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njoftoi sot se, xhudistja që stërvitet nga trajneri Shkurt Çullhaj, garoi në peshën deri në 57 kg dhe arriti që të fitonte 4 ndeshje me kundërshtarë shumë të fortë.
Sportistja tjetër Kasandra Kovaçi u rendit e pesta në kategorinë 63 kg
Lajme nga vendi
NESËR MBAHET KUVENDI I RREGULLT ZGJEDHOR NË LFK TETOVË
Lidhja futbollistike komunale e Tetovës, nesër me fillim në ora 18:00, në hapësirat e Komunës së Bogovinës objekti në Kamjan do të mbanë Kuvendin e Rregullt zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe Këshilli i ri drejtues me mandat 4 vjeçar. Në Kuvendin zgjedhor pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha klubeve anëtare të kësaj lidhje të futbollit.
Kuvendi krahas kryetarit dhe Këshillit të ri drejtues do të zgjedh edhe të gjitha organet përkatëse si dhe delegatët që do të përfaqësojnë LFK e Tetovës në Kuvendin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë deh njëkohësisht do të propozohet kandidati për anëtar të Këshillit Drejtues të FFM-së.
Në bazë të informatave deri më tani kandidat për postin kryetar i Lidhjes Futbollistike Komunale të Tetovës janë Mujdin Ismaili kryetar aktual dhe Abdilmexhit Shaqiri.
Kuvendi i rregullt zgjedhor i LFK të Tetovës që do të zhvillohet të pa praninë e mjeteve të informacionit ?! Shaban Sinani/ TV Koha
Lajme nga vendi
KF BESA NISI PËRGATITJET PËR PJESËN PRANVERORE TË KAMPIONATIT
Skuadra nga Dobërdolli KF Besa nga dita e sotme nisi përgaditjet e fazës së parë për sezonin pranveror. Ekipi deri më 15 shkurt krahas seancave intensive stërvitore dje të zhvillon edhe 4-5 ndeshje kontrolluese.Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit me staf të ri teknik dhe me disa përforcime sot nisi mbushjen e akumulatorëve për pjesë pranverore të kampionatit. Ekipi në sezonin e ri do të drejtohet nga trajneri Gorazd Mihajllov i cili këtë sfidë e ka pranuar duke besuar në cilësinë dhe organizimin e ekipit. nga dita e sotme e deri më 16 shkurt kur fillon sezoni pranveror do të përgatitet që e të vetmi. Trajneri Mihajllov në prononcimin e parë të tij si trajner i Klubit të futbollit Besa tha se në princip nuk premton asnjë pos punës intensive GORAZD MIHAJLLOV – TRAJNER I KF BESA (0.22- 0.50)‘’Po mirë unë në princip në premtoj asgjë , por premtoj vetëm punë. Sfida si sfidë është pjesë e jetës dhe pa sfida jeta nuk është interesante. Kam punuar në shumë klube të Maqedonisë kam ;tuardituj , jam gjend edhe në situatë të ngjashme siç është tani Besa. Në bisedë me pronarët Tahiri u morëm veshtë që në interes të përbashkët që Besa edhe në kampionatin e ardhshëm të mbete pjesë e Ligës së parë të Maqedonisë’’ deklaroi trajneri i ri Gorayd MihajllovTrajner i Mihajllov u shprehë i kënaqur se në ekip kanë mbetur futbollistë kryesor të cilët kanë përvojë të madhe në futbollin vendor edhe pse shpreson të që të sjellin edhe disa freskime në skuadërGORAYD MIHAJLLOV – TRAJNER I KF BESA 0.42‘’Po mirë kuadri i lojtarëve është i njohur, lojtarët kryesor të ekipit kanë mbetur bëhet ?alë për lojtarë me përvojë që në të kaluarën kanë fituar tituj me Shkëndijën, Strugën dhe ekipe tjera. Bëhet ?alë për një ekip me përvojë normalisht që do ti plotësojmë edhe me 4-5 lojtarë të cilët me të vërtet do të
kontribuojnë në qëllimin që Besa edhe në kampionatin e ardhshëm të garon në Ligën e parë të Maqedonisë’’ deklaroi trajneri MihajllovKapiteni i ekipit Armend Alimi gjithashtu u shprehë optimist se me atmosferën pozitive dhe sta!n e ri teknik normalisht edhe me pak fat Besa do ti arrije të siguron mbijetesënARMEN ALIMI – KAPITEN I KF BESA‘’Prej sot fillojmë luAën kisha thënë që na pret. Është një garë e rëndë për neve, do të jetë një luAë e rëndë mirëpo qëllimi kryesor do të jetë mbijetesa dhe këtë do mundohemi me çdo kusht ta arrijmë. Kemi bërë disa ndryshime në ekip si në si në staf ashtu e dhe në lojtar. Shpresoj që prurjet e reja do na sjellin pozitivistet dhe kualitet’’ deklaroi kapiteni Armend Alimi.Gjatë fazave përgatitore ekipi krahas seancave intensive përgatitore do të zhvillon edhe 4 deri më 5 ndeshje kontrolluese, ndërsa fazën kryesore të përgatitjeve sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në ndonjë qendër të njohur sportive.TV KOHA
Lajme nga vendi
STRUGA TL NISI ME MBUSHJEN E AKUMULLATORËVE
Kampioni në fuqi klubi i futbollit Struga Trim Lum që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani, nga dita e djeshme edhe zyrtarisht ka nisur fazën e parë të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e parë. Trajneri Osmani tha se faza e parë që do të zgjati deri më 17 janar do të zhvillohet në Strugë ndërsa më vazhdojnë në Antalia të Turqisë
QATIP OSMANI – TRAJNER I KF STRUGA TL (0.18‘’Plani është d.m.th deri më 18 janar ekipi do të punon këtu në Strugë, ku planifikohet edhe një lojë miqësore, kurse prej 18 janarit jemi në Antalia të Turqisë ku planifikohen të zhvillohen 5-6 loja. Gjithsesi se gjatë fazës përgatitore planifikojmë 7 loja me qëllim që sa më ta gatshëm ta presim kampionatin’’ deklaroi trajneri Qatip OsmaniSa i përket përforcimeve eventuale trajneri Osmani tha se gjatë sezoni vjeshtor kishin disa defekte të pa pritura në repartin e mbrojtjes QATIP OSMANI – TRAJNER I KF STRUGA TL (1.31 – 2.09)‘’Ajo që ishte evidente në kampionatin e kaluar loja në defanzivë ishte pika më e dobët te ne dhe mundohemi të marrim lojtarë me qëllim për ta përforcuar këtë defanzivën edhe koncentrimi jonë si klub sa u përket përforcimeve është pikërisht mbrojtja jonë apo më mirë thënë defanziva jonë të jetë sa më stabile që të mos na përsëriten këto gabime’’ tha trajneri OsmaniPjesa pranverore e kampionatit në elitën e futbollit vendor fillon më 16 shkurt me ndeshjet e xhiros së 19-të, ndërsa Struga Trim Lum është mysafire e Gostivarit.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve