I pyetur rreth qëndrimeve të kryetarit të partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, se VLEN-i po e imiton BDI-në, Taravari tha se qëndrimet e tij janë shumë të ulëta dhe se ai e bën këtë për pikë politike.
“Është problem i tij, mund të komentojë. Për mua është pjesë e kësaj qeverie edhe DImitrievski, por mënyra se si po mundohet të merr më shumë përkrahje politike më duket shumë e ulët, dhe jo e mirë edhe për atë, sepse vitin e ardhshëm besoj se kandidon sërish partia e tij në Kumanovë dhe besoj se do t’i duhen votat shqiptare”, deklaroi Taravari.