Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi sot takim me Antje Vandelt, drejtoreshë e AHK Maqedonia e Veriut, që është pjesë e rrjetit të odave ekonomike gjermane.Takimi kishte për qëllim njoftimin dhe informimin e ndërsjellë për kompetencat e reja që ka Ministria e Ekonomisë dhe Punës nga njëra anë dhe njoftimin me projektet aktuale që ka AHK Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër.Ministri Durmishi theksoi se Gjermania renditet e para në listën e vendeve me të cilat Maqedonia e Veriut ka vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar, ndërsa tendenca e shkëmbimit shënon rritje të vazhdueshme. Kjo, sipas ministrit Durmishi, kryesisht kishte të bënte me investimet e rëndësishme gjermane që punojnë me sukses në Maqedoninë e Veriut.“Në 10 vjet, investimet e përgjithshme nga Gjermania në Maqedoninë e Veriut arritën në 675 milionë euro, ndërsa vetëm në vitin 2023 janë investuar 108 milionë euro nga kompanitë gjermane në vendin tonë. Për ne, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, në kompetencën e së cilës janë kushtet e punës së investitorëve të huaj, është me rëndësi të madhe të punojmë në përmirësimin e klimës afariste, në mënyrë që të kemi më shumë investime që do të paraqesin më shumë punësim dhe rritje më të madhe ekonomike. Sa më shumë që kompanitë gjermane investojnë në Maqedoninë e Veriut, aq më shumë rriten eksportet, ” tha ministri Durmishi në takim dhe theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive në mbajtjen e komunikimit të mirë me kompanitë tashmë ekzistuese, por edhe për të tërhequr investitorë të rinj nga Gjermania.Ministri tha se si kompetencë të re në periudhën e ardhshme, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të punojë në masat për përmirësimin e tregut të punës në mënyrë që t’u Sektori i Koordinimit të aktiviteteve të ministrit Сектор за координација на активностите на министерот
dalë në ndihmë kompanive që kanë mungesë të fuqisë së kualifikuar punëtore, siç është masa e arsimit dual që ka dhënë rezultate pozitive.“Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të mbështesë të gjitha masat dhe aktivitetet që do të nënkuptojnë përmirësimin e tregut të punës me kërkesë të kompanive”, tha ministri në takimin me drejtoreshën e AHK Maqedonia e Veriut