Kanë nisur sot punimet për rregullimin e rrugës së butiqeve në qytetin e Tetovës. Rruga duhej të nis shumë muaj më parë, por komuna e Tetovës, këto vonesa i ka arsyetuar me siç thotë zëdhënësi i komunës, bllokimet që janë bërë nga ana e disa ish funksionarëve të BDI-së që jetojnë në këtë lagje, dhe më pastaj edhe pritjet për kalim të sezonit të mërgimtarëve, me qëllim të mos pengimit të bizneseve që janë në këtë rrugë. Punimet duhet të përfundojnë në nëntor, ndërsa investimi kap vlerën e rreth 230.000 eurove.
Banorët kanë mirëpritur fillimin e punimeve për ndërtimin e kësaj rruge. Kemi pritur tash e më shumë se 15 vite por kemi marrë vetëm premtime thonë pronarët e disa bizneseve të rrugës së butiqeve.
Përfundimii rrugës së butiqeve do të përcillët edhe me promovimin e saj si atraksion turistik në qytetin e Tetovës, ndërsa bashkë me pronarët e lokaleve, do të bëhet edhe reklamimi i rrugës dhe ofertës që ka kjo rrugë.TV KOHA