Connect with us

Lajme nga bota

Japonezja 116-vjeçare shpallet personi më i vjetër në botë

Published

on

Një japoneze 116-vjeçare është trashëgimtare e titullit të personit më të vjetër në botë, transmeton Anadolu.

Tomiko Itooka, e lindur më 23 maj 1908, jeton në qytetin perëndimor japonez Ashiya në provincën Hyogo.

Një ish-alpiniste, ajo është 116 vjeç e 3 muaj, tha në një deklaratë Grupi Kërkimor Gerontologjik, me qendër në Los Angeles, Kaliforni.

Tomiko e cila mori titullin e personit më të vjetër në Rekordet e Guinnessit vjen pasi Maria Branyas, ish-mbajtësja e titullit, ndërroi jetë të hënën në moshën 117-vjeçare.

E lindur më 4 mars 1907, në San Francisko të Kalifornisë, Branyas u shpërngul në Spanjë si fëmijë i vogël në vitin 1915.

Advertisement

Ajo kishte mbajtur titullin e personit më të vjetër në botë që nga 17 janari 2023, pas vdekjes së francezes Lucile Randon në moshën 118-vjeçare.

Branyas jetonte në Olot të Katalonjës, Spanjë. Sipas Grupit Kërkimor Gerontologjik, Tomiko, e lindur në Osaka, Japoni, është fëmija i dytë në familjen e saj.

E diplomuar në shkollën e mesme Jogakuin në Osaka, ajo gjithashtu luajti në klubin e volejbollit.

Tomiko u martua rreth moshës 20-vjeçare ndërsa ka dy vajza dhe dy djem. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, bashkëshorti i saj drejtonte një fabrikë tekstili në Korenë e Jugut.

Ajo menaxhoi e vetme një zyrë japoneze dhe rriti fëmijët e saj gjatë kësaj periudhe ndërsa bashkëshorti i ndërroi jetë në vitin 1979.

Advertisement

Lajme nga bota

Kaloi 34 vite në burg për një vrasje që se kishte bërë, shpallet i pafajshëm 59-vjeçari

Published

on

Benjamin Spencer, i dënuar padrejtësisht nga një gjykatë në Teksas, çka bëri që ai të kalonte 34 vite burg për një vrasje në vitet 1980, u shpall të enjten, i pafajshëm. Ai tha se megjithëse nuk mund ta kthente kohën pas, ishte i lumtur e do të bënte përpara. “Jam i emocionuar që më në fund kjo ditë erdhi”, tha zoti Spencer, tashmë 59 vjeç. Një gjykatës i qarkut të Dallasit miratoi një mocion nga zyra e prokurorit të qarkut për të hedhur poshtë një akuzë kundër zotit Spencer, për grabitje të rëndë. Ai u dënua fillimisht për vrasjen e Jeffrey Young në vitin 1987, gjatë grabitjes së makinës së tij.

Dëshmitarët e prokurorisë, përfshirë një informator që ndodhej në burg e që po kërkonte ulje dënimi, kishin dhënë dëshmi të rreme, tha zoti Creuzot. Ai shtoi se prokurorët në atë kohë nuk i kishin dhënë mbrojtjes prova që e përjashtonin zotin Spencer nga krimi, përfshirë gjurmë gishtërinjsh. Ndihmësprokurorja e qarkut, Cynthia Garza, e cila drejton Njësinë e Integritetit të Dënimit tha se: “nuk ekziston asnjë provë e besueshme ose fizike që ai të ishte përfshirë në ndonjë mënyrë në kryerjen e krimit”.

Zoti Spencer është një nga 60 personat e shpallur të pafajshëm, që ka kaluar periudhën më të gjatë në burg, sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Shfajësimeve. Sipas ligjeve të Teksasit, zoti Spencer gëzon ndër të tjera të drejtën për të marrë një pagesë prej rreth 80,000 dollarësh për çdo vit që ka kaluar në burg tha avokatja e tij zonja Wattley. Ajo shtoi se zoti Spencer po përpiqet ta jetojë jetën e tij me nder dhe “duke u përpjekur të jetë një shembull nga i cili të tjerët mund të frymëzohen”./VOA
Continue Reading

Lajme nga bota

Luajti të njëjtat numra për 30 vjet, amerikani fitoi 2.64 milionë dollarë në lotari

Published

on

Një burrë nga Massachusetts fitoi një xhekpot prej 2.64 milionë dollarësh në lotari pasi përdori të njëjtin grup numrash – ish-numrin e telefonit të gruas së tij – për të luajtur Megabucks për 30 vjet.

Banori i Leicester, Kevin Connor u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusetts se bileta e Megabucks që ai bleu për shortin e së shtunës mbante të njëjtat numra që ai ka luajtur për 30 vjet.

Ai tha se disa nga shifrat ishin numri fiks i gruas së tij kur ata filluan të takoheshin, raporton upi.com.

Connor tha se mësoi për fatin e tij gjatë vizitës në Maine me familjen e tij.

“U zgjova të dielën në mëngjes, mora telefonin tim, shkova menjëherë te aplikacioni. Pasi u kyça pash që kisha fituar, por nuk besova deri sa u sigurova”, tha ai.

Advertisement

Connor tha se fitimet do të shkojnë drejt arsimimit të fëmijëve të tij ndërsa për vete do të blen çorape të reja.

Continue Reading

Lajme nga bota

U hapën Lojërat Paraolimpike në Paris, parakaloi edhe delegacioni i RMV, Kosova për herë të parë pjesëmarrëse

Published

on

Mbrëmë në Paris u hapën Lojërat Paralimpike, në të cilat deri më 8 shtator do të marrin pjesë 4.400 sportistë nga 184 delegacione. Në mesin e pjesëmarrësve është edhe sportistja nga Maqedonia e Veriut, Olivera Nakovska-Bikova, e cila garon në qitje. Ndërkohë, Kosova për herë të parë merr pjesë në Lojërat Paralimpike me atletin Grevist Bytyqi, 33 vjeç, që do ta përfaqësojë Kosovën në atletikë, në disiplinën vrapim prej 1500 metrash trasmeton Portalb.mk.

Në mesin e mbi 50 mijë shikuesve nga mbarë bota, për herë të parë, flamuri i Kosovës ka valuar në ceremoninë hapëse të Lojërave Paralimpike “Paris 2024”.

Pas flamurit së Maqedonisë në hapjen e Lojërave Paraolimpike ishin tre përfaqësuese të delegacionit, por garuesja Nakovska-Bikova, siç thotë ekipi, në marrëveshje me trajnerin dhe delegacionin, vendosi të mos rrezikojë lodhjen e mundshme apo lëndimin e krahut dhe qëndroi në Chateru ku e shfrytëzoi ditën për stërvitje.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Paralimpike filloi në Sheshin Concorde dhe Champs Elysees, me koreografi të suedezit Alexander Ekman.

Ashtu si në Lojërat Olimpike, ceremonia e hapjes së Lojërave Paralimpike po mbahet për herë të parë jashtë një stadiumi në kryeqytetin francez.

Advertisement

Tymi blu, i bardhë dhe i kuq, sipas ngjyrave të flamurit francez, u lëshua nga avionët e njësisë akrobatike të aviacionit francez, para se atletët të fillonin parakalimin e tyre.

Atletët nga 184 delegacione do të marrin pjesë në 22 sporte Paralimpike, duke garuar për gjithsej 549 medalje ari në Paris.

Drejtori artistik Thomas Joly ka premtuar se ceremonia e hapjes do të jetë një spektakël që do të shfaqë atletët paraolimpikë dhe vlerat që ata mishërojnë dhe do të shfaqë performanca që nuk janë parë kurrë më parë.

Gjatë ditës, pishtari Paralimpik mbërriti në Paris dhe kaloi nëpër rrugët e kryeqytetit të Francës, dhe aktori Jackie Chan ishte në mesin e bartësve të pishtarit.

Atletët francezë, përfshirë Sirena Samba-Mayela dhe Riad Salem, ndezën pishtarin në prani të rreth 500 njerëzve.

Advertisement

Presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons beson se Parisi do të japë “Lojërat Paralimpike më spektakolare ndonjëherë”.

Continue Reading

Më të lexuarat