Site icon Tetova Expres

Detajet horror nga krimi makabër në Tiranë/ Mësuesi amerikan mbyti gruan, qentë dhe më pas veten, prej 10 vitesh e mbante të mbyllur gruan në shtëpi, ja çfarë u gjet në vendngjarje

Një ngjarje e padëgjuar ndonjëherë tronditi vendin tonë një natë në parë.

Shtetasi amerikan Mathew James Werts, i cili punonte si mësues në një shkollë në private në Tiranë vrau fillimisht gruan e tij nga Indonezia, Saragih Indah Lilis Sartika, dy qentë e tij dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, çifti kishte 10 vite që jetonin në Tiranë, në një banesë me qira. Ndryshe nga bashkëshorti, 48-vjeçarja rrinte mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte. Edhe pse ajo kishte 1 dekadë që jetonte këtu, nuk e njihte fare Tiranën.

Madje asaj nuk i lejohej të takonte persona të tjerë, vetëm në rastet kur bashkëshorti ishte në shtëpi mund ta vizitonin.

Policia ka gjetur edhe një letër lamtumire që autori kishte lënë në banesë, ku tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë. Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte.

Advertisement

Në foton e siguruar nga TCH, duken pak edhe dy qentë e tyre, të cilët paraprakisht mendohet se janë goditur me shkop bejzbolli.

Por si rrodhi ngjarja dhe çfarë ka mundur deri tani të zbulohet nga hetimet?

Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja indoneziane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976.

Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy qentë.

Të dy shtetasit e mësipërm janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin.

Advertisement

Ndërsa ngjarja vijon të jetë e mbushur me mister, policia sekuestroi në vendngjarje litarët e gjendur në trupin e dy kufomave; një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarrë autori; dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mathew James Werts; dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Mathew James Werts të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim; një telefon celular; katër kompjutera laptopë; një shkop bejzbolli; një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja dhe një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Mathew James Werts.

Autopsia e trupave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe të gjitha provat e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Nuk dihet ende se çfarë e shtyu amerikanin të kryente krimin makabër dhe nëse ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

Advertisement
Exit mobile version