Lajme nga vendi
Viruset e ndryshme shtojnë punën e mjekëve, ja çka rekomandojnë infektologët

Viruset e ndryshme shtojnë punën e mjekëve. Sipas infektologëve në rajonin e Tetovës nuk pa pasur raste të shtuara të të prekurve nga Kovidi, por viruse të ndryshme që janë tipike për stinën e verës.
“Rastet që vijnë me flamën e rëndomte që nuk është grip, dhe gjendja e pacientit është mirë, pra nuk ka dhimmbje trupi temperatura të larta ska me ashtu simptome. por ka një flamë të rëndomtë ftohje. në mesin e tyre mund të futet korona virusi që është i vjetër më tash nga mutantët edhe që ndërrojnë muaticionin, ajo është tjetër gjë. ato raste ne nuk i testojmë sepse gjendja e pacientit duket në rregull”, tha Halil Ismaili, infektolog.
Në repartin e sëmundjeve infektive në Spitalin Klinik të Tetovës, më së shumti ka pasur raste me virozë të zorrëve. Iinfektologu Ismaili rekomandon që personat e prekur të qëndrojnë në shtëpi me qëllim të mospërhapjes.
“Ka të bëj me virus që i takon virusit të zorrëve, dhe ka shumë viruse aty. ky virus i takon asaj familje dhe ka vjellje dhe shqetësime të barkut dhe është shumë ngjitës, përcillet shumë pra ndodh që e gjithë familja njëri pas tjetrit të sëmuren, por për fat të mirë kalon shpejtë dy tre ditë dhe fillon përmirësimi. kështu prekje kemi tash e një muaj e gjysmë dhe ne i ndihmojmë patjetër me probiotikë me këshilla për regjim e tjera dhe nuk kemi pasur probleme”, u shpreh Halil Ismaili, infektolog.
Mjekët rekomandojnë që të bëhet kujdes dhe gjatë kësaj periudhe të konsumohet ushqim më i lehtë.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve