Ministria e Arsimit planifikon që nga fillimi i vitit të ri shkollor të vendosë mësimin me një ndërrim në 124 shkolla në mbarë vendin, përfshirë shkollat në Ohër dhe Kavadar, përcjell TV21. Për këtë qëllim do të përgatiten shkollat në periudhën e ardhshme, ndërsa në disa shkolla të tjera do të ndërtohen klasa shtesë për të mundësuar të njëjtën gjë.
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, thekson se kjo do të jetë prioritet në vitet e ardhshme, me qëllim të përmirësohet cilësia e procesit arsimor. Ajo shtoi se do të rishikohen edhe tekstet shkollore, veçanërisht për histori, gjeografi dhe gjuhën maqedonase, me qëllim që nxënësit të kenë materiale më cilësore.
“Ky do të jetë prioritet dhe ne në mënyrë zhvillimore në disa vitet e ardhshme do t’i përgatisim shkollat për këtë mënyrë të procesit të mësimit që parasheh ndryshim të vetë mënyrës së mësimit, angazhimit të mësimdhënësve dhe qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkollat“, theksoi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.