Për momentin nuk ka asnjë zjarr më të madh dhe më të rëndë në vend, bëri të ditur Qendra e Menaxhimit të Krizave. Pasi ka rënë shi në disa pjesë të vendit pasditen e sotme, zjarri është shuar.
“Të gjitha zjarret e mëdha janë shuar me ndihmën e shiut”. Janë aktive disa zjarre më të vogla dhe nesër do të merremi me to”, tha drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov.
Sipas të dhënave të Administratës për Çështje Hidrometeorologjike, në tri ditët e ardhshme priten reshje shiu dhe ulje të temperaturave. Gjatë muajit gusht, deri më sot, në territorin e shtetit janë shënuar 667 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave 98 kanë qenë zjarre në pyje dhe shumica e tyre kanë qenë të vështira për t’u shuar.