Siç njoftojnë nga LAMM, në vendkalimin kufitar në “Tabanoc” ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata, ndërsa dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.