Site icon Tetova Expres

Kallëzim penal ndaj një inspektori nga Struga, dyshohet për vjedhje të energjisë elektrike

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strugë kundër V.R – inspektor për krime ndërkufitare dhe migrime Strugë në Departamentin për krime ndërkufitare, migrime, të huaj dhe ripranim në Qendrën rajonale për çështje kufitare Perëndim, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale “vjedhje e energji elektrike, energji termike ose gaz natyror” sipas nenit 235-a të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Më 11.06.2024, punonjës të EVN Strugë kanë deklaruar se i raportuari V.R. kryen marrjen e paautorizuar të energjisë elektrike trefazore në shtëpinë e tij në fshatin Dollgozhdë, Strugë. I raportuari ka kryer vjedhjen e rrymës nga një shtyllë e EVN-së përmes një njehsori të instaluar në shtëpinë e babait të tij të ndjerë, nga ku kablloja e rrymës është futur në shtëpinë e tij”, njofton MPB.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale kundër V.R. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës.

Exit mobile version