Connect with us

Lajme nga rajoni

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit që u vra nga autoritetet serbe u soll mbrëmë në Kosovë

Published

on

Në objektin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës po qëndron trupi i Faton Hajrizit, i cili në orët e vona mbrëmë u soll nga Serbia përmes pikës kufitare në Serbi.

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit parashihet të qëndrojë edhe për disa ditë të tjera, deri në përfundim të ekzaminimeve të nevojshme.

E në po të njëjtin vend tashmë janë edhe familjarët e Faton Hajrizit.

Pas një bisede që nëna e tij pati me Arsim Gërxhaliun nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe pas disa hyrje-daljeve të avokatit Arianit Koci brenda objektit, tashmë i është mundësuar edhe nënës së tij që të shohë nga afër trupin e pajetë të djalit.

Nëna bashkë me një burrë tjetër, që me gjasë mund të jetë babai i Faton Hajrizit, kanë hyrë brenda, ku edhe gjendet trupi i pajetë.

Advertisement

Duhet theksuar se trupi i pajetë i tij arriti në Kosovë pas disa kërkesave të njëpasnjëshme të autoriteteve të Kosovës, si dhe pas ekzaminimeve që ata kërkuan e u dorëzuan përmes avokatit Arianit Koci.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik nga autoritetet serbe, pasi sipas tyre refuzoi të dorëzohej. Hajrizi ishte i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor serb dhe plagosjen e një tjetri.

Hajrizi arriti të arratiset nga Burgu i Smrekonicës në Kosovë më 6 korrik, për të nëntë herë radhazi.

Çështja e Hajrizit do të hetohet në vazhdim, e sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kjo do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga rajoni

Rohde uron Osmanin për çmimin “M100 Media Award” në Gjermani

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar dje çmimin M100 Media Award, çmim që u jepet personaliteteve që janë të përkushtuar për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, lirisë së shprehjes, lirisë së shtypit dhe mbrojtjes së vlerave europiane.

Për këtë çmim, Rohde ka shkruar se i thekson pritshmëritë e forta për angazhim të vazhdueshëm në ruajtjen e lirisë së medias.

“Urime për presidenten Vjosa Osmani për marrjen e çmimit M100 Media në Potsdam. Ky nder jo vetëm që njeh përkushtimin tuaj ndaj lirisë së medias – një shtyllë kyçe e çdo demokracie – por gjithashtu thekson pritshmërinë e fortë për angazhim të vazhdueshëm në ruajtjen e saj,” ka shkruar Rohde në “X”.

 

Continue Reading

Lajme nga rajoni

E konfirmon Policia, nis hetimi për pamfletet kërcënuese në veri

Published

on

Policia e Kosovës ka konfirmuar nisjen e një hetimi lidhur me pamfletet kërcënuese të shpërndara në veri të vendit.

Sipas konfirmimit të zëvendësdrejtorit të policisë për veriun, Veton Elshani, pamfletet kanë përmbajtje urrejtjeje dhe janë identifikuar në disa lokacione në veri.

Rasti është iniciuar nga Prokuroria Speciale si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.

Elshani për Dukagjinin, ka theksuar se, për momentin, nuk ka të dyshuar ose të arrestuar në lidhje me këtë rast.

“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi has në pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër te prokurorisë speciale rasti iniciohet si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”. Nuk kemi të dyshimtë e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, ka thënë Elshani.

Këto pamflete me mbishkrime kërcënuese raportohet se janë shfaqur mbrëmjen e së enjtes në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin e Banjskës.

Advertisement

“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri”, thuhet në pamfletet e vendosura në veri sipas raportimeve.

Përveç kësaj, krahas fotografive të publikuara bëhet thirrje edhe që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

Fotografitë ku shihen pamflete të tilla janë postuar në rrjetin social Telegram, nga kanali serb “Koridor”.

Po ashtu, këto pamflete vijnë edhe pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për “masa serioze” ndaj Kosovës brenda 72-orësh.

Prokuroria Speciale dy ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj rastit terrorist të Banjskës. Në këtë rast të përfshirë janë 45 serbë, në mesin e tyre kryekrimineli Millan Radojoçiq.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Policia shpall në kërkim një grua, kërkon ndihmë për arrestimin e saj

Published

on

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një gruaje.

Në kërkesën e Policisë nuk tregohet emri i saj e as vepra për të cilën është shpallur në kërkim.

“Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor Qendra në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarës së shpallur në kërkim.

I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e kësaj të dyshuare, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat