Arbër Ademi nga BDI tha për VLEN-in se, janë humbës të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale dhe shtoi se, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit, si e quan ai, putinistit Ivan Stoillkoviq, përcjell TV21. Ademi tha se Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për organizimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ndërkohë që tha se, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogëluar mjetet për shënimin e përvjetorit të MO.
“Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, pa legjitimitet nga votuesit, si vazal të VMRO-së, në rolin e vazalit dhe nënvlerësuesit të shqiptarëve, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit putinistit Ivan Stoilkoviq, ashtu siç i dorëzuan shqiptarët te Vuçiqi dhe Putini.
Rrjedhimisht, kjo Qeveri monoetnike nuk ka legjitimitet të organizojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.
Gjithashtu edhe mjetet për shënimin e përvjetorit për Marrëveshjen e Ohrit, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogluar, siç i ka zvogëluae për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, tha Arbër Ademi.