Lajme nga bota
Një avion i Korean Air pësoi turbulenca të mëdha të dielën, duke plagosur më shumë se 12 pasagjerë
Një avion i Korean Air pësoi turbulenca të mëdha të dielën, duke plagosur më shumë se 12 pasagjerë.
Avioni, i cili mbante 281 pasagjerë, hasi në vështirësi pak pasi u ngrit nga aeroporti Incheon i Koresë së Jugut të dielën, raportoi JoongAng Daily.
Dhjetë pasagjerë dhe katër stjuardesa pësuan lëndime në shpinë dhe në qafë kur avioni që po udhëtonte drejt Mongolisë papritmas filloi të lëkundej fort për rreth 15 sekonda.
Asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua rëndë, shtoi zëdhënësi i linjës ajrore.
A Korean Airlines Airbus A330-300, flight from Seoul to Ulaanbaator with 281 people on board, encountered severe turbulence over China near Tianjin at FL341, causing some passengers to hit the cabin ceiling and floor. 10 pax and 4 cabin crew sustained injuries.#leaked #SAFA #mmrv pic.twitter.com/0JQJDpExZN
— Aviation_Mechanic👷♂️🌏🛩️ (@Kwesi_Andrews1) August 6, 2024
Lajme nga bota
Rusia vendos të dëbojë 6 diplomatë britanikë
Rusia vendos të dëbojë 6 diplomatë britanikë. Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë akuzoi diplomatët për spiunazh dhe akte sabotimi.
Televizioni shtetëror rus tha në një raport se gjashtë diplomatët ishin takuar me media të pavarura dhe grupe të të drejtave që janë shpallur “agjentë të huaj”, një emërtim që autoritetet ruse e kanë përdorur në mënyrë aktive kundër organizatave dhe individëve kritikë ndaj Kremlinit. Shërbimi Federal i Sigurisë paralajmëroi për veprime të mëtejshme nëse zbulohen veprime të ngjashme nga punonjësit e misionit diplomatik britanik.
Vendimi për dëbimin e diplomatëve britanikë vjen pasi kryeministri Keir Starmer viziton Uashingtonin për bisedime me Presidentin Joe Biden. Ai do të diskutojë me Kreun e Shtëpisë së Bardhë kërkesën e Ukrainës për të përdorur armë të furnizuara nga perëndimi kundër objektivave brenda Rusisë.
Dëbimi i diplomatëve perëndimorë që punojnë në Rusi dhe anasjelltas janë bërë një fenomen gjithnjë e më shumë i zakonshëm që kur Rusia sulmoi Ukrainën në Shkurt 2022.
Lajme nga bota
Kaloi 34 vite në burg për një vrasje që se kishte bërë, shpallet i pafajshëm 59-vjeçari
Benjamin Spencer, i dënuar padrejtësisht nga një gjykatë në Teksas, çka bëri që ai të kalonte 34 vite burg për një vrasje në vitet 1980, u shpall të enjten, i pafajshëm. Ai tha se megjithëse nuk mund ta kthente kohën pas, ishte i lumtur e do të bënte përpara. “Jam i emocionuar që më në fund kjo ditë erdhi”, tha zoti Spencer, tashmë 59 vjeç. Një gjykatës i qarkut të Dallasit miratoi një mocion nga zyra e prokurorit të qarkut për të hedhur poshtë një akuzë kundër zotit Spencer, për grabitje të rëndë. Ai u dënua fillimisht për vrasjen e Jeffrey Young në vitin 1987, gjatë grabitjes së makinës së tij.
Dëshmitarët e prokurorisë, përfshirë një informator që ndodhej në burg e që po kërkonte ulje dënimi, kishin dhënë dëshmi të rreme, tha zoti Creuzot. Ai shtoi se prokurorët në atë kohë nuk i kishin dhënë mbrojtjes prova që e përjashtonin zotin Spencer nga krimi, përfshirë gjurmë gishtërinjsh. Ndihmësprokurorja e qarkut, Cynthia Garza, e cila drejton Njësinë e Integritetit të Dënimit tha se: “nuk ekziston asnjë provë e besueshme ose fizike që ai të ishte përfshirë në ndonjë mënyrë në kryerjen e krimit”.
Lajme nga bota
Luajti të njëjtat numra për 30 vjet, amerikani fitoi 2.64 milionë dollarë në lotari
Një burrë nga Massachusetts fitoi një xhekpot prej 2.64 milionë dollarësh në lotari pasi përdori të njëjtin grup numrash – ish-numrin e telefonit të gruas së tij – për të luajtur Megabucks për 30 vjet.
Banori i Leicester, Kevin Connor u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusetts se bileta e Megabucks që ai bleu për shortin e së shtunës mbante të njëjtat numra që ai ka luajtur për 30 vjet.
Ai tha se disa nga shifrat ishin numri fiks i gruas së tij kur ata filluan të takoheshin, raporton upi.com.
Connor tha se mësoi për fatin e tij gjatë vizitës në Maine me familjen e tij.
“U zgjova të dielën në mëngjes, mora telefonin tim, shkova menjëherë te aplikacioni. Pasi u kyça pash që kisha fituar, por nuk besova deri sa u sigurova”, tha ai.
Connor tha se fitimet do të shkojnë drejt arsimimit të fëmijëve të tij ndërsa për vete do të blen çorape të reja.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve