KONISPOL- Një ditë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Konispol, ku humbën jetën burrë dhe grua është zbardhur dëshmija e djalit të çiftit. Në dëshminë tij 41-vjeçari është shprehur se nuk kishte qëllim të vriste të atin por kur e shtyu ai u pengua dhe ra për vdekje.
“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”, tha 41-vjeçari. Klementin Islamaj u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj pak pasi ky i fundit i kishte vrarë me sopatë nënën e tij 66-vjeçare Shano Islamaj.
Ai më tej shtoi se një ditë para ngjarjes babai i tij kishte dhunuar nënën. Sipas tij gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja e rëndë ai ka qenë në lokalin e lagjes. 41-vjeçari shroi se nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe bashkëfshatarët i thanë të shkonte të shihte çfarë kishte ndodhur.
Ai shtoi se kur shkoi gjeti nënën e vrarë në mes të shtëpisë dhe më pas ndodhi incidenti ku nga shtyrja e të atit 69-vjeçari ra për vdekje në tokë.
“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shalës në Konispol rreth orës 07:00. 69-vjeçari Hysen Islamaj gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj. Pas kësaj i moshuari, është konfliktuar edhe me djalin e tij, Klemendin Islamaj. Ky i fundit e ka shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe si pasojë 69-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje. 40-vjeçari ndodhet tashmë i arrestuar, ndërsa po punohet gjithashtu për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.