Site icon Tetova Expres

Me kërkesë të Policisë së Kosovës është arrestuar reperi shqiptar Noizy në Shëngjin

Me kërkesë të Policisë së Kosovës është arrestuar të martën mbrëma në Shëngjin reperi shqiptar Noizy.

Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.

Burime nga policia bëjnë me dije se ka pasur kërkesë nga Kosova për arrestimin e tij. Noizy ishte shpallur të hënën në kërkim nga Policia e Kosovës për lëndim të rëndë trupore. Ai akuzohet për një arrahje në një klub nate në Pejë.

Noizy është arrestuar kur ka kaluar në një pikë kontrolli në zonën e Kunës dhe me pas është marrë nga operacionaila e Tiranës.

Exit mobile version