Site icon Tetova Expres

Incidenti në aeroport me presidenten e Kosovës – Mickoski: Herën tjetër do ta pres vet, Kurti: Presim zbardhjen e rastit

Edhe kryeministrit Hristjan Mickoski, por edhe kryeministrit të Ksovës Albin Kurtit, iu bë sot në konferencë për media pas takimit që patën, pyetja në lidhje me incidentin në Aeroportin e Shkupit, ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Të dy kryeministrat, thanë se u vjen keq për rastin që ka ndodhur, derisa kryeministri Mickoski, theksoi se herën tjetër, do të dalë vetë ta pret miqësisht.

“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht” tha Mickoski.

Kurti tha se padyshim ka  qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës, ndërsa theksoi se pret që rasti të zbardhet në tërësi.

“Padyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes së Kosovës me 2 gusht në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që ka qenë me familje. Krerët shtetëror këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do te ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë rastin në tërësi”, theksoi Kurti.

Advertisement
Exit mobile version