Sot (03.08.2024) rreth orës 12:50 në stacionin hekurudhor në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë gjetur K.R. (14), për të cilën raportoi nëna e saj I.T. (33) nga Ilinden, Shkup, më 02.08.2024 rreth orës 23:45 se pas një debati të mëparshëm është larguar nga shtëpia vajza e saj.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup dhe vajza është gjetur dhe do t’i dorëzohet prindit.