Site icon Tetova Expres

UEJL-i u rendit në top 16 në garën ndërkombëtare ku morën pjesë 200 universitete

Në garën ndërkombëtare “Nuremberg Moot Court 2024” që u mbajt prej 24 deri 27 korrikut, Universiteti i Evropës Juglindore arriti të renditet në Top16.

“Në këtë garë prestigjioze morën pjesë rreth 200 universitete nga e gjithë bota prej të cilave vetëm 40 prej tyre u kualifikuan në fazën verbale, ndër të cilat edhe skuadra e UEJL-së”, njoftoi UEJL.

Ekipi i fakultetit juridik të UEJL-it u përfaqësua nga studenti Stefana Stojchecska, Argon Kuçi dhe Flutura Xhemaili. Ky ekip i studentëve u udhëhoq nga profesori Adnan Jashari dhe Vedije Ratkoceri.

“Pas dy raundeve të suksesshme ku skuadra u ballafaqua me universitetet nga Nebraska SHBA dhe Teherani – Iran me sukses arriti të kalojë në fazën e tretë të garës përkatësisht u kualifikua në top 16 universitetet që vazhduan garën”, sqaroi UEJL-i.

Këto garat ndërkombëtare u mbajtën në Pallatin e drejtësisë në Nuremberg.

Advertisement
Exit mobile version