Connect with us

Lajme nga vendi

Për një javë, 78 raste të reja me Covid dhe një vdekje, qindra nuk e dinë as që janë të sëmurë

Published

on

Në javën e fundit, përkatësisht në periudhën 22-28 korrik, Instituti për Shëndet Publik (IShP) ka regjistruar 78 raste të reja me Covid nga gjithsej 263 testime. Siç informojnë nga atje për Meta.mk, gjatë sekuencës së mostrave pozitive për SARS-CoV-2, të kryer në departamentin e virologjisë në IShP, janë zbuluar variante të Omicron JN.1 (në 23 mostra) dhe XBB (në 9 mostra),

“Gjatë javës së fundit raportuese nga data 22 deri më 28 korrik 2024, në Republikë janë kryer 263 testime për Covid-19, nga të cilat 78 kanë rezultuar pozitive. Është regjistruar edhe një person i vdekur. Përqindja e personave pozitivë nga numri i përgjithshëm i të testuarve është 29.7 për ind. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera në RMV nga fillimi i pandemisë deri më 28.07.2024 është 2.260.797, prej të cilave 350.808 teste kanë rezultuar pozitive”, kanë thënë nga IShP për Meta.mk.

Simptomat që shfaqen me variantin JN.1 janë rrjedhje e hundëve ose rrufë, dhimbje fyti, lodhje, dhimbje koke, kollë, dhimbje muskujsh ose trupi, ethe, si dhe të përziera ose të vjella.

Simptomat që shfaqen me variantin XBB të omicron, megjithatë, duket se janë të ngjashme me ato të varianteve të mëparshme të omicron – ato mund të variojnë nga simptoma tipike të ftohjes, të tilla si kolla dhe rrjedhja e hundës, deri te gulçimi dhe nivelet e ulëta të oksigjenit që kërkojnë kujdes mjekësor.

A duhet të shqetësohemi për këto shifra dhe a duhet të merren masa? Epidemiologu Aleksandar Stojanov thotë se nëse njerëzit do të testoheshin më masivisht, numri i rasteve me Covid do të ishte shumë më i lartë se ai aktual.

Advertisement

“Harroni që ne do ta zhdukim Covid-in. E kemi gjithë verën. Ka shumë variante dhe simptomat janë të ngjashme. Ata me sëmundje shoqëruese janë në rrezik, ata pa imunitet janë akoma më të rrezikuar. Nëse flasim për masa, është e vështirë t’i zbatosh në këtë vapë. Është verë, është e vështirë të pakësosh kontaktet, të rinjtë i ke në diskoteka, në lokale. E gjithë bota është e lodhur nga izolimi. Ky është realiteti dhe ne do të jetojmë me të. Në të njëjtën kohë keni qindra njerëz që as nuk e dinë se janë me Covid. Sëmuren, ua kalojnë të tjerëve”, thotë Stojanov.

Nga fillimi i pandemisë së COVID-19, deri më 28 korrik, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 350.808 të sëmurë dhe 9.992 të vdekur si pasojë e sëmundjes.

Lajme nga vendi

U lëshua në përdorim hekurudha Kumanovë-Beljakovcë pjesë e Korridorit 8, e nisur dhe premtuar para 10 vitesh

Published

on

Është vënë në përdorim hekurudha Kumanovë-Beljakovcë, e cila është pjesë e Korridorit 8, njoftoi Ministria e Transportit. Hekurudha është e gjatë 30.8 kilometra dhe përfshin tre stacione të reja hekurudhore, pesë ura, një tunel dhe shumë objekte të tjera infrastrukturore, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Hristijan Mickoski në ngjarjen me rastin e vënies në punë të hekurudhës tha se Korridori 8 paraqet një projekt të rëndësishëm dhe strategjik së bashku me Korridorin 10.

“Këto dy korridore janë prioriteti kryesor për këtë qeveri sepse si shtet ne përfaqësojmë një kryqëzim natyror të këtyre dy korridoreve dhe kjo duhet të përfaqësojë përparësinë tonë në krahasim me shtetet e tjera në rajon”, tha Mickoski.

Siç tha ai, seksioni i dytë do të përfundojë së shpejti, si dhe procedura e tenderit për pjesën e tretë.

“Jam i bindur se seksioni i dytë do të përfundojë së shpejti brenda afatit të përcaktuar në kontratë. Shumë shpejt do të përfundojë procedura e tenderit të seksionit të tretë, që do të thotë se ne do të lidhemi plotësisht me fqinjin tonë lindor dhe kështu do të jemi pjesë e një korridori shumë të rëndësishëm jo vetëm për BE-në, por edhe për NATO-n”, shtoi kryeministrit.

Advertisement

Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski theksoi se shfrytëzimi i kësaj hekurudhe do të thotë shumë për popullatën vendase, por edhe për biznesin.

“Insistojmë që trafiku i mallrave të zhvillohet dhe tashmë kemi folur për pjesë të caktuara të trafikut të mallrave në këtë hekurudhë në mënyrë që biznesi të zhvillohet më lehtë. Dëshiroj ta falënderoj personalisht kryeministrin për mbështetjen, nuk është punë e vogël që për dy javë të hapen tre projekte të mëdha”, tha Nikolloski.

Ky projekt filloi në vitin 2024 por asnjëra qeveri (LSDM-VMRO) nuk arriti ta përfundonte.

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi përfundim të rikonstruktimit të hekurudhës Kumanovë-Beljakovcë. Premtimi i përmendur i socialdemokratëve ishte pjesë e programit të tyre zgjedhor: Plani për jetë në Maqedoni“, ku përmendej në më shumë vende. 

Sipas projektimeve të asokohshme zgjedhore të LSDM dhënë në program, premtimi duhej të plotësohet më së voni deri në qershor të vitit 2019, duke pasur parasysh se Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017.

Deklaratat e Qeverisë të viti 2019 flisnin se përfundimi i hekurudhës nga Kumanova deri në Beljakovce do të vonohet gjashtë muaj, gjegjësisht pritej që kjo pjesë të përfundojë në fund të vitit 2019. Por, vonesa në fakt zgjati plot shtatë vite.

Advertisement

Rikonstruktimin dhe ndërtimin e hekurudhës nga Kumanova deri në Beljakovce e premtoi edhe VMRO-DPMNE, së pari në programin zgjedhor “Manifest për reforma dhe zhvillim” (faqe 79) me të cilat partia doli në zgjedhje parlamentare në vitin 2011, më pas, edhe në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2014 në programin “E verifikuar” (faqe 67). Realizimi i këtij projekti filloi në mars të vitit 2014, por as qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe as ajo paraprake e LSDM-së nuk arritën ta realizojnë premtimin.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Trend i rrezikshëm në Tik-Tok? 17 vjeçari është në gjendje kritike

Published

on

Gjendja e një 17-vjeçari nga Volkova është kritike, pasi dje u godit nga rryma teksa ka qenë në një vagon-cisternë, konfirmoi nga Qendra urgjente. “Pacienti është pranuar në Qendrën urgjente me djegie dhe është shtruar në terapi intensive”. “Ekipet mjekësore janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme për t’ia shpëtuar jetën, konform protokolleve mjekësore”, njoftuan këtë pasdite nga Qendra. Ngjarja ka ndodhur dje në një linjë hekurudhore në komunën e Kisella Vodës. Sipas informacioneve të MPB-së, djali ishte ngjitur në cisternë, e cila ka marrë flakë pas goditjes nga rryma.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rritet numri i të prekurve nga gripi stinor, kryesojnë Shkupi, Dibra e Kumanova

Published

on

Gripi ka marrë një hov të madh, madje numri i të prekurve mund të jetë më i madh se sa raportohet nga autoritetet, pasi një numër i pacientëve nuk paraqiten tek mjekët për kontroll. Mjekët thonë se nga një anëtar i familjes mund lehtësisht të preken edhe anëtarët e tjerë, ndërsa njëra ndër arsyet e rritjes së numrit janë edhe ahengjet me rastin e festave të fund vitit.

“Fëmijët janë ato që dominojnë në numrin më të madh të prekur nga gripi. Para së gjithash dominojnë fëmijët deri në moshën 5 vjeçare… Arsyet janë se gripi është sëmundje shumë ngjitëse, do thosha se nëse keni një anëtar të familjes, në tre ditët e ardhshme do të infektohet të gjithë anëtarët e tjerë… Ky numër që e shohim tani do thosha se është edhe më i madh, sepse ka një pjesë të pacientëve që nuk vijnë për kontrolle”, tha Ankica Stanoevska, mjeke amë.

Gripi më së shumti prek fëmijët, të cilët rrezikojnë të infektohen nga bronkopneumonia. Kjo ka bërë që të mbushen shtretërit në Klinikën e Fëmijëve dhe në Kozle.

“Ky infeksion dhe në këtë periudhë kryesisht janë me bronkopneumoni, pasi një numër shumë i vogël i pacientëve kanë simptoma të lehta veçanërisht fëmijët. Kur e shohim fëmijët në ditën e parë të kontrollit është me dhimbje fyti, në ditën e dytë pacienti vjen me bronkopneumoni, për këtë shkak dominojnë edhe shumë kontrolle…Spitali i Kozles dhe Klinika e Fëmijëve, pediatria tani më është e mbushur me fëmijë dhe gjithmonë kërkohet një shtrat më shumë, pasi një numër i madh i të prekurve nga bronkopneumonia janë të hospitalizuar”, deklaroi Ankica Stanoevska, mjeke amë.

Sipas të dhënave të Instituti të Shëndetit Publik gjatë javës së kaluar janë regjistruar 1053 raste të gripit që paraqet rritje trefishë më të lartë në dallim me javët paraprake. Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët e moshës 0 deri në 4 vjeç, dhe tek fëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç.

Advertisement

Për herë të parë këtë sezon, incidenca e gripit është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të gripit. Numri më i madh i të sëmurëve është në Shkup (305), pasuar nga Dibra me 134, Kumanova me 118, Tetova dhe Gostivari me 66, Kavadarë me 62. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat