Site icon Tetova Expres

Kumanovë, gjysma e qytetarëve të ekzaminuar – me mëlçi të dëmtuar

Gjatë kontrollit në Klinikën mobile në Kumanovë të 60 qytetarëve, është konstatuar se 30 prej tyre kishin probleme me mëlçinë, për të cilat nuk kishin dijeni.

Në 30, nga 60 pacientë të ekzaminuar në Kumanovë në klinikën mobile, janë zbuluar dëmtime të mëlçisë.

Pasditen e djeshme, qytetarët dolën në sheshin e qytetit për të bërë një analizë falas dhe anonime për hepatitin B, C dhe HIV, si dhe elastografinë për vlerësimin e mëlçisë.

“Gjysma e qytetarëve të ekzaminuar, kanë pasur shenja të dëmtimit të mëlçisë. Kjo është mjaft alarmante. Kjo nuk do të thotë se të gjithë kanë infeksion, por se kanë një mënyrë të keqe jetese, dietë të keqe, përdorim të shumë barnave, pirje alkooli”, tha drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, dr Stefan Trajanovski.

Kjo fushatë e kontrollit organizohet nga Ministria e Shëndetësisë, “Hepar Center” nga Manastiri dhe Klinika për Gastroenterohepatologji.
Portali: “KumanovaSot”

Advertisement
Exit mobile version